Ndërsa ne mund të jemi duke u ç’lodhur apo rehatuar në divan, 100 – vjeçarja Jan Dawson ka zgjedhur një mënyrë tjetër çlodhjeje, duke u bërë kështu kampione e Yogas për më shumë se 30 vite.
Gjyshja Jean Dawson festoi ditëlindjen e saj të 100 -të më 20 shkurt dhe është ende në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Kjo është dëshmi se kurrë nuk është vonë për të qenë në formë dhe për të gjetur lumturinë tek ushtrimet që ju doni.
Ajo ka kaluar dekada nën drejtimin e instruktores së Yogas, Christine Tyson, që tani është 66 – vjeçe.
Jean, nga Cottingley, në West Yorshire të Anglisë, thotë se yoga ja ka ndryshuar tërësisht jetën e saj për mirë.
“Ajo e ka ndryshuar me të vërtetë jetën time dhe më ka ndihmuar për të kuruar dhimbjet
.
Unë kisha probleme me kurrizin tim, por duke bërë yoga me të vërtetë më ndihmoi të përballem me to.
Unë nuk e di si do të mund të isha sot, nëse nuk do të kisha bërë yoga. Ajo më ka dhënë mua një sjellje të mirë, përqëndrim, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri,”
– thotë Jean.
Jean praktikohet rregullisht çdo javë, ndërsa instruktorja e yogas e ka cilësuar atë si “model” për të provuar se të gjitha ato që ajo mund t’i bëjë, duhet t’i bëjnë të gjithë të tjerët./tvklan.al