Lajme Arkiva 2004

Banorët e komunës Bradashesh do të rrethojnë kombinatin metalurgjik më 28 Maj. Vendimi deklarohet nga kryetari i komunës Bradashesh Sabri Sollaku, shkak për ndërmarrjen e një hapi të tillë ishte injorimi që i bënë prodhuesit e mëdhenj industrial vendimit të Këshillit të Komunës Bradashesh, sipas të cilit nëse këta prodhues nuk vendosin impiantet e filtrimit të pluhurave dhe mbetjeve toksike deri në  15 maj, do të përballeshin me protestat e banorëve të zonës.

Sabri Sollaku: Komuniteti i komunës Bradashesh, ka vendosur që në datën 28 Maj, ora 9:00 në sheshin para ish kombinatit metalurgjik të protestojë  për  marrjen e masave sa më urgjente nga kjo firmën në drejtim të një organizimi të ndotjes së ambientit, me përjashtim të fabrikës së çimentos që unë dua t’i falënderoj që vendosën filtrat dhe aspiratorët me sukses  të  plotë.

Sabri Sollaku i bëri thirrje gjithë popullsisë së zonës së Elbasanit që të bashkohen në protestën paqësore të banorëve të komunës së tij./tvklan.al