1 ditë para miqësores me Suedinë, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho ka folur për përgatitjen e skuadrës. Përmes një konference për shtyp, ai u shpreh se ndeshja e së Hënës është një sfidë e vështirë, por thekson se këtë përballje e kanë kërkuar vetë kuqezinjtë.


“Pas kthimit në Tiranë do fillojmë të mendojmë për opsionet që kemi për Europianin. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, por kemi dy ndeshje miqësore për të cilat ishim përgatitur. Është e paevitueshme që lojtarët mendojnë për listën, por edhe për maksimumin në fushë, ne punojmë të gjithë bashkë. Është një kundërshtar që e donim, shumë i fortë. Teksa po vinim në konferencë, pamë fotot te stadiumi ku dukeshin lojtarë të mëdhenj që tregojnë qartë se çfarë është historia e Suedisë. Kështu që, na pret një ndeshje shumë e fortë.”

Po cila është porosia e Sylvinho-s për kuqezinjtë para ndeshjes?

“Ne duhet të punojmë si skuadër dhe nesër të jemi të gatshëm të përballojmë kundërshtarin. Lojtarët i kam parë të motivuar, por përballë kemi një kundërshtar shumë të vështirë. Ashtu siç ishte dhe Kili, ne ishim të ndërgjegjshëm. Ne kemi bërë një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe duhet të përgatitemi për Euro-n. Ka rëndësi edhe rezultati, por na intereson loja. I kam parë goxha të karikuar për ndeshjen”, u shpreh ai.

Trajneri la të hapur mundësinë për të ndryshuar formacionin në fushë. Ai përmendi emrat e disa lojtarëve të rinj në moshë, por që kanë befasuar me lojën e tyre.

“Patjetër që nesër mund të ketë ndryshime në formacion , për tju dhënë më shumë mudnësi lojtarëve. Kemi lojtarë si Mitaj, Seferi, Ramadani, Asllani të cilët nuk kanë më shumë se 12 ndeshje me Kombëtaren. Duhet të japim sa më shumë eksperiencë ekipit, kemi lojtarë të rinj. Kemi Mitajn që është vetëm 20 vjeç dhe ka paraqitje të shkëlqyer, edhe Asllani po ashtu. Duhet të mendojmë për çdo lojtar, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje.”

Për ndeshjen e nesërme, e cila do të transmetohet në Tv Klan, janë shitur afërsisht 16 mijë bileta dhe mendohet që deri pak para sfidës, numri i shikuesve në stadium të arrijë 18 mijë.

/tvklan.al