President i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka emëruar si zëvendëse të tij të parë bashkëshorten e Mihriban Aliyeva, muaj pasi ndryshoi kushtetutën e vendit duke marrë më shumë kompetenca.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Lajmeve e Kirgizstanit, AKIPress, e cila thotë se pasi ishte zonjë e parë e Azerbajxhanit nga viti 2003, 52-vjeçarja tashmë do të jetë edhe Presidente e e vendit kur Aliyev të largohet në udhëtime jashtë.

 Në muajin tetor 2016 Azerbajxhani ndryshoi kushtetutën me 80 për qind të votave duke rritur kompetencat e presidentit.

Opozitarët dolën kundër por nuk patën sukses. Kështu, mandati i presidentit u rrit nga 5 në 7 vite, iu dha e drejta të ketë zëvendës presidentë si dhe të shpërndajë parlamentin dhe të çojë vendin në zgjedhje. /tvklan.al