cani

Me  buxhetin  e ri qeveria  nuk do të mund të ulë  më shumë se 0.3% nivelin e borxhit  publik për  vitin 2015.

Gjatë një takimi me shoqatat e Investitorëve të huaj në Shqipëri dhe përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë e Industrisë Francë-Shqipëri, teksa prezantoi draftin e buxhetit dhe paketës fiskale që është ende në diskutim, Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha paralelisht me uljen e borxhit qeveria do të shlyejë edhe detyrimet e prapambetura për biznesin.

Buxheti i vitit 2015 llogaritet në 4 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet do të jenë 60 miliardë lekë më shumë se buxheti.

Ndërsa për paketën e re fiskale Cani tha se ndryshimet do të jenë në funksion të disa reformave që kanë të bëjnë me nxitjen e sektorëve prioritarë, përmirësimin e procedurave tatimore dhe konsolidimin e financave publike.

Ministri Cani sqaroi se po diskutohet heqja e tvsh-së për siguracionet e makinave dhe vendosja e një takse të re 3 për qind mbi primin, rritja e rentës minerare për pushtetin vendor si dhe lehtësimi i procedurave për rimbursimi i tvsh-së për bizneset.

Tv Klan