Një kopje e albumit “Double Fantasy”, albumi i fundit i publikuar nga John Lennon dhe i firmosur nga ai vetë, ka dalë në një ankand për shumën e 1.35 milionë dollarëve.

Ajo që i jep një vlerë tjetër kësaj kopjeje është historia e firmosjes së saj. Legjenda e Beatles, ia firmosi këtë album vrasësit të tij, Mark David Chapman më 8 dhjetor 1980. Ky i fundit pasi mori autografin e priti Lennonin përpara banesës dhe zbrazi mbi të 5 plumba duke i marrë jetën.

 “Double Fantasy” është albumi i parë i John Lennon pas një mungese 5-vjeçare, kohë kur i ishte përkushtuar djalit të tij të dytë, Shon. Kjo është hera e dytë që kopja me autografin e fundit të ish-liderit të Beatles hidhet në ankand, pas asaj të vitit 1999, kur u ble nga një blerës anonim.

Tv Klan