Një vit pas superaksionit antidrogë në Vlorë, ku u arrestuan 6 persona dhe u shkatërruan 13 parcela me kanabis, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar dosjen për gjykim.

Janë 8 persona që dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kultivonte droge në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në bazë të hetimeve të prokurorisë, në këtë zonë policia zbuloi një sasi të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë.

Avudulaj ende nuk është arrestuar nga blutë.

Nga të dhënat ka rezultuar se gjatë muajve Prill dhe Maj të vitit të kaluar, ky grup ka filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike.

Në vijim të hetimeve, në datë Tetor të vitit të kaluar policia prangosi 11 persona. 6 nga të arrestuarit akuzohen për grup të strrukturuar kriminal, dy persona për moskallëzim krimi dhe 4 të tjerët po hetohen nga Prokuroria e Vlorës për kultivim të lëndëve narkotike.  

Tv Klan