Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Artan Lacin i akuzat për mashtrim me pasoja të rënda. 23-vjeçari hiqej si nëndrejtor i ALUIZNI-t dhe në këmbim të shumave monetare i premtonte qytetarëve se do legalizonte shtëpitë apo edhe t’i kthente pronat.

Laci është kallëzuar nga katër shtetas të cilëve u ka marrë në total rreth 6.5 milion lekë të reja.

Sipas hetimeve tre qytetarë i ka mashtruar me dokumentacionin  e legalizimeve të banesave. Ndërsa në një rast ai i ka marrë një qytetareje 5.8 milionë lekë, pasi i kishte premtuar se do t’i kthente pronën.

Paratë sipas hetimit ai kishte kërkuar, pasi do të kryente pagesat në Hipotekë, Arkivën Qëndrore si dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por në fakt qytetarja ishte  mashtruar duke mos iu kthyer as prona dhe as paratë. Artan Laci është hetuar me masën e sigurisë arrest me burg dhe është prangosur një muaj më parë nga policia e Tiranës.

Tv Klan