#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Robert Berisha flet për marrëdhënien me Nora Istrefin

Robert Berisha i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e tij private.

Robert Berisha ndër të tjera, foli dhe për Nora Istrefin pas pyetjes së një nga piterpanistëve.

Enia: Po ti e ke shoqe akoma Norën?

Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe.

Robert Berisha tregon se kujt i ngjan Renee

Robert Berisha ishte i ftuari final në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku dhuroi një intervistë të këndshme e speciale me fëmijët e kastit.

Teksa rrëfeu marrëdhënien me ish-partneren e tij Nora Istrefi, këngëtari dhe moderatori foli gjithashtu dhe për të përbashkëtat e kësaj të fundit me vajzën e tyre Renee.

“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”, tha ai për “Në kurthin e Piter Pan”./tvklan.al