Kanë mjaftuar 6 orë dhe 11 minuta për të bërë picën më të gjatë në botë, që ka hyrë tashmë në rekordin Guinness.

Në qytetin e Napolit në Itali, është realizuar pica me gjatësi 2 kilometra, e gatuar në saj të një projekti me emrin “Bashkimi bën picën”

.

https://www.youtube.com//embed/3RpBEHvYiWQ

Sipas certifikatës së Guinness World Record ajo është saktësisht 1853,88 metra.

E që të gjithë të mund të admironin rekordin e ri në qyetit në të cilin u shpik dhe ky asortimet, pica është pjekur përgjatë vijë bregdetare nga 250 picajol nga e gjithë bota.

E nëse doni masat e përbërësve për këtë picë, ato janë : 2000 kg miell, 1600 kg domate, 2000 kg djathë fiordilate, 200 litra vaj dhe 30 kg borzilok./tvklan.al