QKD

Brenda katër muajsh pritet të përfundojnë punimet e ndërtimit të Qendrës Kombëtare Dispeçer, e cila do të shërbejë për kontrollin e sistemit elektroenergjitik në vend dhe   për shit – blerjen e energjisë me jashtë.

Ministri i Energjisë dhe Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, inspektuan punimet në zonën e Kasharit në Tiranë.

Ky investim kap vlerën e 23 milionë euro dhe është pjesë e një pakete objektesh për sistemin elektroenergjetik, të financuar nëpërmjet një huaje nga Kooperacioni Italian.

Tv Klan