zona e termetitZona ku ndodhi tërmeti i tmerrshëm në Nepal konsiderohej prej kohësh një nga më të rrezikshmet në botë. Prej qindra vjetësh toka nuk po lëvizte, në një zonë ku –sipas ekspertëve- parashikohej një përplasje gjeologjike titanike.

Pllaka tektonike indiane, që shkon drejt veriut, me shpejtësi pesë centrimetra në vit rrëshqet nën pllakën euroaziatike, duke e ngritur  atë lart. Kësisoj ka lindur edhe zinxhiri I Himalajës. Pak më në jug, në zonën indiane, tërmetet e shumtë të viteve ‘800 apo ‘900 kanë dëshmuar fuqinë e asaj që po ndodhte dhe ku në vitin 1934, u shënua një lekundje e fuqishme, që i kaloi 8 ballët e shkallës Rihter.

Është një zonë, mbi të cilën po përqendrohej prej kohësh energjia e përplasjes dhe ajo ndodhi përgjatë një rripi toke, rreth 140 km, i cili u copëtua brenda 80 sekondash, nga një pikë dhjetëra kilometra, ne thellesi. Ekspërtët thonë se “kjo sekuencë sizmike vazhdon ende dhe lekundjen do të ndjehen për muaj të tërë”. Por mbetet ende enigmë- sipas tyre- energjia që mund të jetë grumbulluar në rripat e tokës, e cila mund të shkaktojë të tjerë tërmete.

Për të kuptuar cfarë ndodhi në Nepal, duhet të kujtojmë-sic thonë ekspertët- se magnituda po i afrohet rekordit historik të rregjistruar ndonjëherë në Tokë dhe që lidhet me tërmetin në Kili, në vitin 1960, ku sizmiografët shënuan 9.8 ballë.

Tv Klan