Njësoj si javën e kaluar, pensionistët do të kenë mundësi të dalin jashtë shtëpisë nesër deri në orën 10.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërkohë që i bëri thirrje të tjerëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11:00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, tha Rama.

Më herët gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë publikoi listën e zonave të gjelbra që nga e hëna e 27 Prillit do të fillojnë të lehtësojnë masat e lëvizjes.

Në këto zona, të moshuarit do të lejohet të dalin për ajrosje deri në orë 8:30 të mëngjesit. /tvklan.al