Sulmuesi ka në plan të largohet nga Arabia Saudite

Nejmar po kërkon që të largohet nga Arabia Saudite dhe u ka thënë lojtarëve të klubit të Santos ku ai ka luajtur se do të kthehet në Brazil në vitin 2025. Sulmuesi I krahut u largua nga Paris Saint-Germain në verë dhe u bë pjesë e sauditëve të Al Hilal, që paguan 90 mln euro për kartonin e tij.

Por një dëmtim në gju e ka lënë jashtë, ndërsa me ekipin e ri luajti vetëm pesë takime. Al Hilal e paguan Neymar 150 mln euro në sezon. Ndërsa vazhdon fazën e rikuperimit, Neymar u kthye në Brazil për të parë ish-skuadrën e tij Santos në finalen e Campeonato Paulista kundër Palmeiras.

Sipas “UOL Esporte”, ylli brazilian u tha miqve se planifikonte të rikthehej në vendlindje. Synimi është që të luajë në sezonin brazilian të vitit 2025, që nis më 25 prill, dy muaj përpara se të skadojë kontrata e tij me Al Hilal.

Neymar impresionoi gjatë javëve të para në Arabinë Saudite, duke grumbulluar tre asiste dhe një gol në pesë sfida, përpara se dëmtimi t’i priste hovin.

Pavarësisht mungesës së tij, Al Hilal kryesion renditjen e Ligës profesioniste saudite me 12 pikë, me Aleksandar Mitroviç golashënuesin e ekipit me 22 gola në po aq takime.

Klan News