Episodi i 5-të i “Luftës së Nuseve” sjell tri nuse që përballen në një luftë fantazie dhe idesh, ku armë e tyre janë vetë dasmat.

Çifti i parë i episodit të kësaj te diele, është Leonora dhe Borisi. Ata studiojnë në Itali, Leonora për jurisprudence ndërsa Borisi për psikologji. Borisi është nga Berati ndërsa Leonora nga Shkodra.      

Asnjëherë nuk dihet se nga te vjen dashuria. Nëse mendoni se ata u njohën ne auditor e keni gabim. Ata po udhëtonin në të njëjtin tren ku Leonora ishte në këmbë dhe Borisi e fton te ulët… Ja, kjo ishte shkëndija që ndezi dashurinë. Po mos të ishte ajo ftesë, ka mundësi që gjërat të ishin ndryshe sot.

Leonora është pjesë e një studio avokatie ndërsa Boris është psikolog për fëmijët autikë. Të dy jetojnë në Milano dhe dasma e tyre ishte në Royal Hill.

Çifti i dytë që konkurron këtë të diel është Rajmonda dhe Mario. Çfarë mund t’i lidhe dy shqiptarë që jetojnë njëri në Venecia e tjetri ne Parma? Sigurisht ose miqtë e përbashkët ose Facebooku. Në rastin e Rajmondës dhe Marios janë te dyja bashkë.

Ata u njohën nga miq të përbashkët dhe e konsoliduan lidhjen përmes Facebookut dhe udhëtimeve të herëpashershme të Marios. Në fund të fundit çfarë janë 230 km për dashurinë…

 

Rajmonda nga Shkodra dhe Mario nga Kavaja e kurorëzuan lidhjen e tyre në Gushtin e shkuar. Ne ishim në dasmën e tyre në Shkodër tek restorant 2 Luanët.

Çifti që mbyll konkurrimin për këtë të diel është Gilda dhe  Marioni. Ata janë të dy nga Fieri dhe kane një histori të gjate njohjeje. 10 vite më parë, gjate një ekskursioni që klasa e Gildes kishte organizuar ne Shëngjin te Lezhës, përmes shoqërisë së përbashkët, kishte ardhur dhe Marjoni… Qysh nga ajo dite ata nuk u ndanë më dhe në Tetor kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në restorant Egnatia 2. Sigurisht ne Fier.

 

Ata tashme jetojnë në Tiranë prej vitesh dhe kanë ndërtuar jetën këtu ku kanë edhe punën. Gilda një vajzë fantastike me pozitivitet ndërsa Marjoni gjithë kohen buzagaz dhe tolerant!

 

Në përfudim Leonora mori vlerësimet maksimale nga te dyja nuset konkurrente, si nga Rajmonda ashtu edhe Gilda dhe shpall fituese e këtij episodi!

“Me fustanin e parë mu duk tamam ajo princesha e natës. Ushqimi në dasmën e Leonorës ishte nga ato që nuk surprizojnë por që në fakt në fund ti mbetesh i kënaqur sepse pjatat e servirura të shijojnë, janë të gatuara mirë. Leonora mu duk pak e tërhequr në fillim të damës, mu duk nga ato nuset që do nusëronte më tepër se do shijonte dasmën e saj, megjithatë nga mesi e prapa e mori stafetën në dorë dhe filloi ti udhëhiqte ajo vallet”, thotë Amarda Toska e “Ami Event”.

“Atmosfera fillimisht ishte shumë e dobët për mendimin tim. Sikur ai DeJay të kishte qenë tek dasma ime do e kisha rraf”, thotë Rajmonda, por shton se më pas gjërat kishin ndryshuar dhe njerëzit dhanë maksimumin për një atmosferë shumë të mirë.

Ndërsa nusja tjetër, Gilda, thotë se pavarësisht defekteve të vogla ishte kënaqur dhe ishte ndjerë mirë.

Leonora kishte 180 të ftuar në dasmë dhe shpenzime shkuan në rreth 12 000 euro. “Menduam të krijonim një dekor me tematikë totalisht me gjethet e bardha”, tha Amarda Toska, ndërsa Gilda tha se gjithçka ishte në një ‘simfoni me ambientin”.

Tashmë Leonora dhe Borisi, dashuria mes të cilëve u ndez vetëm nga një vend i lëshuar në tren, do të kalojnë një muaj mjalti në Turqi…/tvklan.al