Një ngjarje aspak e zakontë është raportuar sot nga Korça. Gazetarja e “Aldo Morning Show”, tha se punëtorët e krahut në qytet kontrollojnë shtyllat elektrike ku shohin se kush është ndarë nga jeta dhe shkojnë hanë një drekë falas.

Sipas gazetares kjo është bërë rutinë tashmë në Korçë dhe përveç kësaj ata pijnë edhe kafe dhe marrin edhe cigaret që shpërndahen atje.

“Shumica e punëtorëve të krahut kanë filluar të kontrollojnë shtyllat elektrike ku shohin se kush është nadarë nga jeta dhe shkojnë hanë një drekë falas. Kjo është bërë rutinë tashmë në qytet dhe përveç kësaj ata pijnë edhe kafe dhe marrin edhe cigaret që shpërndahen atje”,

raportoi gazetarja.

/tvklan.al