Një trup i djegur i një gruaje, është zbuluar nga policia futur në një valixhe. Ngjarja e tmerrshme u zbulua pas një aksidenti në Peru me autobus, i cili mori jetën e 52 njerëzve në një zonë të njohur si “Kthesa e Djallit”.

Autobuzi po udhëtonte rrëzë një shkëmbi kur u përplas me një traktor, të martën, më 2 janar, pranë qytetit të Pasamayos. Valixhja u gjet pak më shumë se një milje larg nga vendi i aksidentit, nga policia.

Ajo u zbulua pesë ditë mbas aksidentit në rrugën e njohur si “Kthesa e Djallit”, një segment rrugor i njohur për aksidentet fatale. Nuk dihet nëse kjo ndodhi makabër është e lidhur me fatkeqësinë fatale të autobusit por hetimi nga ana e policisë vazhdon.

Sipas mediave lokale, trupi mund të jetë i një vajze të re që mbante veshur një palë xhinse dhe atlete./tvklan.al