Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Britani të Madhe, pasi u kapën në flagrancë brenda një fabrike jashtëzakonisht të kushtueshme kanabisi, në Gloucester, në jugperëndim të vendit.

Portali

 “Gloucestershirelive”

shkruan se 24-vjeçari, Muj Toskaj dhe 29-vjeçari, Blerim Mustavataj u paraqitën para gjykatës në Cheltenham të mërkurën, nën akuzat e prodhimit të drogës të klasit B.

Ata u prangosën pasi policia i gjeti brenda një fabrike kanabisi në rrugën Barton, të dielën. Shqiptarët, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, pranuan fajin për rolin e tyre në drejtimin e fabrikës.

Policia gjeti brenda ndërtesës një sistem profesional të kultivimit së kanabisit dhe konfiskoi 189 bimë në total, ventilatorë, drita dhe pajisje të tjera për rritjen e drogës.

Policia i tha gjykatës se vlera e kanabisit varionte nga 52 920 në 159 760 paundë britanikë.

Një tjetër seancë gjyqësore do të mbahet më 10 Shkurt, ndërsa gjyqtari Joti Bopa Rai tha se gjasat janë që shqiptarët të dënohen me burg./tvklan.al