Lajme Arkiva 2003

“Kënga Magjike” festivali më i rëndësishëm dhe më i bukur i muzikës së lehtë shqiptare do të ngrejë sot siparin në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, 39 këngëtarë dhe grupe muzikore nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë në këtë edicion të 5 të këngës magjike që shënon kështu edhe jubileun e parë të këtij festivali.

Duke qene pikërisht një jubile, ai është konceptuar nga producentët Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea si një festë e madhe e muzikës mbarë shqiptare, e cila do të konturohet edhe nga emrat e mëdhenj të të ftuarve VIP që do të vijnë nga e gjithë bota.

Nathali Art, Kim Luka e mjaft të tjerë do të jenë personazhet mbarëkombëtarë që do të përshëndesin këtë festival, ndërkohë që një suprizë e veçantë është edhe prezantuesja e saj Brigit Nielsen e cila do të jetë përkrahë Ardit Gjebresë në natën e tretë të këtij festivali.

Tashmë gjithçka është gati, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës kanë kaluar fazën përgatitore nënkujdesin e stafit organizator të spektaklit të madh i cili starton sot në mbrëmje. Në skenën e mrekullueshme të ndërtuar nga Bashkim Zahaj do të ngjiten emra të rinj e të vjetër të muzikës sonë, ku vlen edhe njëherë të përmendet rikthimi në skenë i mjaft VIP-ave të muzikës shqiptare si Fitnete Tuda, Albërie Hadërgjonaj, Ledina Çelo dhe Aleksandër Gjoka, por ku atmosfera do të ndizet pa dyshim edhe nga të preferuarit e momentit për të rinjtë shqiptarë si grupi West Side Family, Etno Engujt, The Dreams, Jonida Maliqi, Flori, Alketa etj.

Të cilët do të përcjellin për publikun nga të gjitha llojet e rrymave muzikore. Festivali do të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në televizionin klan në tre netët e tij duke përcjell kështu emocionet e garës më të bukur të muzikës shqiptare te të gjithë teleshikuesit anë e mban botës./tvklan.al