Në Kanë gjithçka është gati për të pritur edicionin e 77-të të Festivalit të Filmit, që nis nga e marta deri më 25 Maj.

Në garë për çmimin e madh, atë të “Palmës së Artë”, janë 22 filma në total.

Spikasin ndër ta prodhime si “Megapolis” i regjisorit të famshëm amerikan Frensis Ford Kopola, (kana – 3.04) “Kinds of kindness” të Jorgos Lanthimosit me protagoniste Ema Stone, suksesi i të cilës është ende i freskët me filmin “Poor Thing’s”.

Ka pjesëmarrje të gjerë prodhimesh kinematofrafike, si nga Shtetet e Bashkuara, vendet europiane e deri në Indi.

Mediat franceze shkruajnë se festivali rrezikon të përfshihet nga kaosi, pasi hidhen dyshime se gjatë ditëve të tij mund të nxirret një listë emrash të famshëm të kinemasë pjesëmarrës në këtë festival me prodhimet e tyre, të përfshirë në skandale të reja seksuale.

Një tjetër problem është se punonjës të stafit të festivalit kanë paralajmëruar edhe një grevë, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës, ndërsa kundërshtojnë edhe ndryshimet në ligjin për punëmarrësit që ka propozuar qeveria franceze.

Tv Klan