Qendra pritëse për emigrantët po ndërtohet në pjesën lindore të portit të Shëngjinit. Refugjatët të cilët shpëtohen në det do të zbarkohen pikërisht në këtë vend. Qendra do të ketë edhe një klinikë për shërbime shëndetësore. Në vendin ku po kryhen punimet janë parë vetëm një grup personash dhe disa makineri ndërsa ndërtimi i kësaj qendre nuk pengon punën në portin e Shëngjinit.

Javën e kaluar nisi puna edhe për ndërtimin e dy qendrave akomoduese në Gjadër. Ato po ndërtohen në ish-zonën ushtarake ndërsa momentalisht puna është përqendruar në ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, ujësjellësit dhe ndriçimit.

Kampi në Gjadër do të ketë do të ketë edhe një spital të vogël që do të jetë në shërbim të emigrantëve që do të qëndrojnë aty, ndërsa kampi do të jetë i rrethuar me një mur 7 metër të lartë për të garantuar sigurinë për shkak se shumë pranë vendit ku po ndërtohen dy qendrat akomoduese ka shtëpi banimi.

I gjithë investimi kryhet nga qeveria italiane ndërsa synohet që qendra pritëse në Shëngjin dhe ato akomoduese në Gjadër do të jenë gati në 20 maj. Kampi do të ketë një kapacitet për të pritur deri në 36 mijë emigrantë në vit.

Klan News