Ramush Haradinaj është në Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës, ku po zhvillohet seanca dëgjimore ndaj tij.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi rreth kërkesës për ekstradim në Serbi nga autoritetet franceze.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri i vendit, Haradinaj, është ndaluar në muajin Janar në Francë pas kërkesës së Serbisë, e cila e akuzon për krime lufte.

Haradinaj është përballur edhe më parë me drejtësinë ndërkombëtare dhe është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës./tvklan.al