Ambasada Amerikane në kryeqytet ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikanë. Prej ditës së sotme 3(Tetor) dhe deri në datën 6 Nëntor ju mund të aplikon, duke ndjekur këto këshilla që jep ambasada.

“Duke filluar nga data 3 Tetor, ora 18:00 deri në datën 6 Nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu

” 👉 https://bit.ly/2l7myjg #pyetane

 

/tvklan.al