nishani gazetaretPresidenti i vendit Bujar Nishani organizoi në ambientet e pallatit të Brigadave pritjen e përvitshme për gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave në vend. Në fjalën e tij përshëndetëse për fillimin e vitit 2014, Nishani çmoi rolin e medias në Shqipëri si faktor kyç për krijimin e opinionit publiç, si dhe ftoi përfaqësuesit e tyre për të kontribuar në përmirësimin e imazhit të vendit.

Nisjen e vitit të ri 2014, presidenti e konsideroi si vazhdim të vullnetit të palëkundur dhe punës për zgjidhjen e problemeve më shqetësuese për vendin.

Në përfundim të pritjes, presidenti Nishani ndau me gazetarët biseda dhe urimet për sukses në kryerjen e detyrës së tyre