Për shumë turistë, qëllimi kryesor i një udhëtimi në Itali është të provojnë shijet e ndryshme të kuzhinës, por teksa delegacionet e ministrave të jashtëm të G7 do të mblidhen në Capri për një arsye tjetër, ata do të shijojnë një darkë të shkëlqyer në fund të një dite të ngarkuar. Shefi i restorantit “Qui si sana”, Stefano Mazzone thotë se stafi do të sjellë në tryezën e delegatëve produkte italiane.

“Ministri i Jashtëm Tajani është shumë i vëmendshëm ndaj produkteve ‘Made in Italy’, ndaj na kërkoi të jemi përfaqësues të ‘Made in Italy’. Stafi  është krenar dhe shumë i motivuar për këtë ngjarje madhështore që do të ndodhë në ditët në vijim”.

Teksa kolegët e Mazzone provojnë disa nga pjatat ai tregon se çfarë do të ketë në menu.

“Është pranverë, kështu që ne kemi për fillim angjinaret, pastaj sigurisht ravioli i famshëm Caprese, një peshk i pjekur në zgarë, një sallatë e vogël dhe më pas ëmbëlsira e fundit nuk mund të jetë tjetër veçse torta diplomatike.”

Për të kënaqur të gjithë shijet, ky restorant do të ofrojë edhe menu të personalizuara bazuar në nevojat e veçanta të mysafirëve.

Klan News