Në zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Mandra të Greqisë, kanë nisur vjedhjet dhe plaçkitjet.

Autoritetet greke kanë arrestuar disa persona si autorë të vjedhjeve. Gjatë ditëve të fundit, janë bërë 13 arrestime. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar 24-vjeçar, i cili kishte hyrë në një institucion shtetëtor në Mandra të shkatërruar nga përmbytjet.

Ndërkohë, 12 persona të tjerë janë vënë në pranga gjatë javës së kaluar për vjedhje. Ata janë të moshës nga 27 vjeç deri në 51 vjeç, kurse tre prej tyre janë të mitur.

Në qytezën Mandra në periferi të Athinës humbën jetën 19 persona nga përmbytjet e motit të keq. Shumë shtëpië e ndërtesa janë shkatërruar tërësisht për shkak të vërshimeve të mëdha të ujit. Qeveria greke ka nisur një hetim për këtë ngjarje.

/tvklan.al