“Abetarja” e artistit të mirënjohur nga Kosova, Petrit Halilaj, shkon në muzeun Metropolitan të New York-ut.

Shkon në formën e instalacioneve, ku mund të shikosh zogj, yje, KFOR-in, etj. Për këtë ekspozitë të konsideruar brilante e të zgjuar nga kritika, artisti 38-vjeçar u kthye në bankat e shkollës së tij në Runik dhe në disa shkolla të tjera, përfshirë edhe Kukësin.

Mendimet dhe dëshirat e pafolura të nxënësve që i gdhendën në bankat e shkollës ai zgjodhi t’i kthejë në instalacion dhe t’i japë liri.

“Kur u ktheva në Kosovë, në Runik, mësova që shkollën time të vjetër do të prishnin për të ndërtuar një te re. U ndjeva keq, por fëmijët ishin të gëzuar. Një nxënës më thirri dhe më tha eja të tregoj disa banka të vjetra, dhe pashë gjithë ato viziatime në to. Ato banka kishin parë shumë më shumë se unë, dhe aty kishin mbetur shtresat e gjithë brezave që kaluar nëpër to. Në ato momente nuk e mendoja që ato do vinin në New York”, tha ai.

Për konceptin dhe realizimin e ekspozitës “Abetare” një artikull ia ka kushtuar edhe prestigjiozja amerikane “The New York Times”  e cila zbardh investimin për disa vite të Halilajt për të mbledhur këto vizitime.

Në artikull konsiderohen instalacione të shkëlqyera prej bronzi e çeliku, që zbukurojnë horizontin e New Yorkut. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 Tetor.

Tv Klan