Capture

Real Madrid ka arritur një fitore të vuajtur në fushën e Cordoba.

Ekipi kreyqyteas ka triumfuar në fund me rezultatin 2 – 1, por të parët kanë qenë vendasit që kanë shënuar. Benzema dhe Bale kanë shpëtuar nga disfata Real, që mban kreun e renditjes së La Liga edhe në javën e 20.

Në këtë takim është ndëshkuar em karton të kuq Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez ka humbur qetësinë duke goditur një nga kundërshtarët.

Barcelona ka mundur thellë 6 – 0  takimin në fushën e Elche duke ruajtur të pandryshuar diferencën e pikëve me Real kryesues.

Në këtë goleadë kanë shënuar nga dy gola Messi e Neymar, ndërsa kësaj liste i janë shtuar Pique e Pedro. Elche ka lujatur më shumë se 30 minuta me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq.

Tv Klan