Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për sulm terrorist.

I arrestuar është Rakip Abdyli nga Opoja, por me vendbanim në Pejë.

Ndërkohë, Policia ka shtuar kontrollet rreth kishave dhe manastireve, ndërsa Kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Siç shkruan

Klan Kosova,

kjo pasi institucionet janë në alarm për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

Edhe Ambasada Amerikane iu ka sugjeruar qytetarëve të saj në Kosovë që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve./tvklan.al