Nainika Tikoo, 9-vjeçarja nga Harrow i Anglisë, i kërkoi babait të saj të shtonte manaferra te petullat që ajo do të hante për mëngjes, duke qenë se ajo nuk e kishte provuar kurrë më parë këtë frut.  

Vogëlushja e cila kishte alergji ndaj qumështit dhe produkteve të tij, humbi ndjenjat ndërkohë që lëkura e saj i nxi, pasi mori vetëm një kafshatë nga petullat me manaferra.

Sipas

Evening Standard

 babai i saj u përpoq ta trajtonte atë me një medikament që i gjendej në shtëpi, dhe më pas ambulanca ka mbërritur brenda pak minutash duke i dhënë vogëlushes ndihmën emergjente. Megjithatë, ajo humbi jetën më vonë në spital./tvklan.al