Për gati 3 dekada ka qenë në kërkim nga autoritetet britanike, në listën e personave më të kërkuar.

Richard Burrow u arrestua pas 27 vitesh në arrati, i kërkuar nga Anglia për abuzime seksuale me fëmijët. 80-vjeçari u kap në aeroportin e Heathrow pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar nga Tajlanda.

Ai akuzohet për dhjetra sulme seksuale ndaj fëmijëve që pretendohet se kanë ndodhur në periudhën 1969-1981.

Richard Burrow ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1997, pasi nuk u paraqit në gjyqin ndaj tij në atë kohë.

80-vjeçari u arrestua falë shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes policisë britanike dhe autoriteteve tajlandeze.

/tvklan.al