Familjarët e 7 herë kampionit të botës në “Formula 1” po shpresojnë për një “mrekulli mjekësore” për shëndetin e tij.

Një mik i familjes pretendon se Michael Schumacher “po dërgon sinjale nga bota e tij e largët”. Schumacher pësoi një dëmtim në kokë në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013 dhe që prej atëherë nuk është në gjendje të flasë ose të ecë.

Sipas revistës gjermane “Brunte”, bashkëshortja dhe fëmijët e Michael shpresojnë që së afërmi të ndodhë një mrekulli mjekësore.

Kampioni i botës në “F1” ka një ekip prej 15 personash staf mjekësor që kujdesen për të, duke i shërbyer në shtëpinë e tij në Gjenevë, Zvicër. Nuk është e qartë nëse shëndeti i Schumacher ka bërë përmirësimë apo jo, por familjarët e tij nuk i humbasin shpresat.

/tvklan.al