Çdo tifoz besnik i Atletico Madrid do të ketë mundësinë të marrë një kujtim nga stadiumi ‘Vicente Calderon’. Klubi Madirlen ka vendosur që t’i jap çdo mbështetësi të abonuar ndenjësen ku për vite është ulur. Drejtuesit e Atletico për të shmangur rrëmujën do t’ia dërgojnë falas në shtëpi tifozit që e kërkon këtë kujtim. Një shpërblim për mbështetjen e zjarrtë, pasi gjithçka tjetër do të shitet.

Stadiumi ‘Vicente Calderon’, shtëpia e Atletico prej vitit 1967 do të shembet dhe ekipi do të transferohet në Arenën e re 68 mijë vendëshe që po ndërtohet dhe do të jetë gati prej sezonit të ardhshëm. Kosto e ndërtimit është 240 milionë euro. Një stadium supermodern, që do të ndiçohet nga drita në fasadë dhe në çatinë e tij, duke i ngjarë ‘Allianz Arena’ të Mynihut.

/Tv Klan