Vetëm disa orë nga ngjarja e rëndë ku një turiste ruse u mbyt në Ksamil, një tjetër viktimë është shënuar këtë pasdite në një plazh në zonën e Kavajës.

Sipas burimeve të policisë shtetasi sllovak Beres S.,66 vjeç është mbytur në det pasditen e së premtes dhe është gjetur në bregun e plazhit të Golemit.

Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e viktimës dhe sipas deklarimeve të saj, 66- vjeçari ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.

Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Tvklan.al

sjell foto nga vendngjarja ku u mbyt turisti sllovak.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak :

– Beres S.,66 vjeç.

Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.

Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

/tvklan.al