Një zotëri në Vlorë ndodhet në një dilemë të madhe. Sipas shpjegimit të Albit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai ka tradhtuar për herë të  parë bashkëshorten e tij, por po e bren ndërgjegjja. Ai dëshiron t’ia thotë bashkëshortes, por nga ana tjetër ka frikë nga reagimi i saj.

Albi: Kemi një zotëri, është në një hall shumë të madh dhe vetë ne nuk dimë çfarë zgjidhjeje t’i japim.

Aldo: Çfarë halli ke?

Albi: Zotëria i shkretë ka bërë një tradhti të vogël ndaj bashkëshortes së tij, ishte hera e parë për të por ngaqë është shumëi drejtë i shkreti kërkon që të ndihet më i lehtësuar, do që t’ia thotë bashkëshortes së tij duke i kërkuar edhe falje. Është në një situatë që po t’ia thotë ka frikë se mos ajo e lë,e ndan dhe s’di si  do ta marrë këtë, është në një dilemë që nuk di se çfarë të bëjë.

Aldo: I keni folur ju?

Albi: I kemi thënë që nëse e ke bërë një herë mos ia thuaj, vazhdo…

Aldo: Por ndërgjegjja nuk e lë.

Albi: Por ajo ndërgjegjja nuk e lë./tvklan.al