Vladimir Putin është më i admiruar se Papa Françesku dhe Dalai Lama.

Të paktën sipas rezultatit të një sondazhi të realizuar nga

YouGov

, për “Personazhet më të admiruar” të 2016 – ës, që e pozicionon Presidentin rus të gjashtin në listën e 20 meshkujve më të admiruar, ndërsa Dalai Lama renditet i 8 –ti dhe Papa Françesku i 13 –ti.

gates

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates qëndron në majë të listën për të dytin vit radhazi, i ndjekur nga Barack Obama. Xi Jinping, Jackie Chan dhe Stephen Hawking.

Femra më e admiruar në botë u votua Angelina Jolie, e ndjekur nga Mbretëresha Elizabeth II, Hillary Clinton, Oprah Winfrey dhe Michelle Obama.

“Risi” në këtë listë është edhe kandidati republikan Donald Trump, i pozicionuar në vend të 18 –të. /tvklan.al