Një vajzë pesë vjeçare është konsideruar si “më e bukura në botë”, pasi një fotograf shpërndau fotot e saj në llogarinë e tij në Instagram.

Jare, nga Nigeria, u fotografua nga Mofe Bamuyiwa i cili shpërndau tre portrete mahnitëse të vajzës.

Në imazhe shihet vajza e vogël, e paraqitur në një mjedis të thjeshtë, ku bien në pah sytë e saj të mëdhenj dhe lëkura e përkryer, si edhe flokët e veçantë.

Fotografi Mofe shkruan përbri fotove: “Po ajo është njeri! Ajo është gjithashtu një engjëll!”

Ndjekësit në Instagram kanë dhënë me mijëra komplimente për vogëlushen dhe fotot e saj kanë marrë rreth 16,000 pëlqime./tvklan.al