Penaliteti dërgon ekipin në zonën e ftohtë të Premier League

Notingjham Forest është penalizuar me 4 pikë në renditje, për shkak të thyerjes së rregullave financiare të Premier Ligës. Skuadra gjendet në zonën e ftohtë të renditjes, 1 pikë larg vendit të 17.

Forest u akuzua për shkelje të rregullores për shpenzimet në janar 2024 së bashku me ekipin tjetër të Premier Ligës Everton, me Toffees që morën një zbritje prej 10 pikësh në fillim të sezonit, me penalitetin që shkoi në 6 pikë.

Dënimi për ekipi edrejtuar nga Nuno Espirito Santo mund të ishte më i madh, por u mor në konsideratë bashkëpunimi dhe apeli për falje. Shpenzimet e Forest që nga rikthimi në elitën e futbollit anglez në fillimin e 2022-2023 kanë qenë mjaft të larta.

Nga ajo periudhë, 42 lojtarë kanë mbërritur në City Ground ndërsa janë shpenzuar rreth 300 mln euro.

Në tri sezone, klubiet e Premier Ligës kanë të drejtë që të raportojnë humbje deri në 123 mln euro, por Forest iu lejuan vetëm 71 mln euro sepse kaluan dy vite të periudhës së asistimit në Championship. Ndërkohë që në klub janë të përqendruar për të vazhduar garën deri në fund të sezonit dhe të sigurojnë shpëtimin.

Klan News