Që prej fillimit të këtij muaji, rastet e dhunës në familje nuk kanë qenë të pakta. Dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas, fëmijëve apo edhe prindërve, ka çuar në ndërhyrjen e policisë në shumicën e rasteve duke arrestuar autorët.

Këtë herë, policia e Korçës bën të ditur se në dy raste të tjera, një në Pogradec e tjetri në Devoll, dy persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar baballarët e tyre.

Në Pogradec, 30 – vjeçari Dritan Dute, banues në fshatin Selcë u arrestua pasi babai i tij, 59 – vjeçari me inciale Sh.D, e ka kallëzuar atë në polici. Sipas të atit, më datë 3 të këtij muaji 30 – vjeçari në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij, si dhe ka djegur e dëmtuar orenditë e një dhome, në banesën e tyre.

Në Devoll, në pranga përfundoi Mazllëm Lale, 46 – vjeç, banues në fshatin Çipan. Ai u arrestua pasi dyshohet se gjatë ditës së mërkurë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, 77 – vjeçarit me iniciale F.L./tvklan.al