Christos KE

Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare që të mbështesë hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend si një prej mundësive që do të frentonte emigrimin e të rinjve jashtë vendit.

Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Christos Kyriatzis, kërkoi që të rinjtë të përfshihen në programe për vetëpunësimin dhe iniciativën e lirë.

Christos Kyriatzis – Përfaqësues i KE: “Imagjinoni sa mirë do të ishte nëse të rinjtë në vendin tuaj, të nisnin biznes privat, në vend që të kërkonin të punonin në administratë, ose të emigronin në një vend të huaj, pasi nuk kanë perspektiva këtu. Nëse arrijmë të krijojmë një plan që t’i nxisim të rinjtë të krijojnë kompanit të reja, kjo do të ishte një arritje për bizneset e vogla”.

Komisioni Europian thotë se qeveria nuk duhet të fokusohet vetëm në korporatat e mëdha, por të nxisë ekonomitë e vogla familjare që të hapin më shumë vende pune.

Christos Kyriatzis – Përfaqësues i KE: “Nuk duhet të mendojmë vetëm për kompanitë e mëdha, por edhe për ato të vogla familjare që nuk kanë mbështetjen e duhur. Ju keni legjislacionin, por e rëndësishme është t’i zbatoni ato. Një kompanie duhet t’i jepni akses në financa dhe t’i tregoni se çfarë mbeshtjetje i jep legjislacioni”.

Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, zënë 99% të të gjithë sipërmarrjes në vend. Ato japin kontribut me 73% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe më shumë se  71% në punësim.

Tv Klan