obesity1Obeziteti dhe mbipesha ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të të prekurve nga 10 llojet më të përhapura të kancerit.

Një grup shkencëtarësh britanikë kanë hulumtuar në të dhënat mjekësore të 5 milionë personave për një periudhë prej më shumë se 7 vjetësh dhe përfundimet e studimit i kanë publikuar në revistën e spevializuar “Lancet”.

Sipas tyre, në rast se do të kishte më shumë kujdes në ushqim, vetëm në Britani do të reduktoheshin me të paktën 16 mijë rastet e reja të diagnostikimit me kancer në një vit.

Studimi përcaktoi se mesatarisht 13 deri në 16 kilogramë më shumë peshë trupore te të rriturit, ka rrezik në shtimin e rasteve në 6 lloje të ndryshme kanceri, duke nisur me propabilitetin më të lartë atë të kancerit të mitrës te gratë dhe më tej, tëmthin; veshkat; qafën e mitrës; tiroidet; ndërsa leuçemia kishte rritjen më të ulët në këtë grup.

Personat që kanë mbipeshë më të madhe akoma, rrezikoheshin nga kanceri i mëlçisë, zorrës së trashë, vezoreve dhe kanceri i gjirit.

Por efektet, sipas studimit, për këto kategori janë më pak të qarta dhe janë të ndikuara nga faktorë individualë, siç është periudha e menopauzës te gratë.

E gjithë kjo listë sëmundjesh përbën rreth 90% të kategorisë së diagnozave me kancer, por studimi ka përcaktuar, gjithashtu, edhe një numër të vogël personash mbipeshë që nuk i shfaqën fare këto problematika.

Ndërsa, ka pak prova për të specifikuar se masa e madhe e trupit të njeriut ka lidhje me mundësinë e ulët për t’u diagnostikuar me kancerin e prostatës.

Redaksia/Tv Klan