Në Shkup ka përfunduar procesi gjyqësor që ishte ngritur nga ambasadorja turke në vend, Tulin Erkal Kara ndaj një qytetari me shtetësi maqedonase dhe turke me iniciale E.A, për shkak të ofendimeve ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Turko-maqedonasi është dënuar me gjobë në vlerë prej 24.600 denarë (monedha maqedonase), ndërsa nëse nuk i paguan do vuajë dënim me burg.

Në vendim thuhet se i akuzuari në nëntor të vitit 2016 përmes profilit të tij në facebook ka publikuar ofendime të rënda ndaj Presidentit të Turqisë.

/tvklan.al