Përmirësime të pakta janë shënuar për punësimin e grave, në këto 20 vitet e fundit. Sipas studimit në rang botëror, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dallimi në normën e punësimit mes burrave dhe grave ka rënë me 0.6 % prej vitit 1995.

Në publikimin e raportit, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, që vë theksin tek pabarazia gjinore, shefi i Organizatës, Gaj Rajder tha se, gratë vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për gjetjen dhe mbajtjen e një vendi të mirë pune.

Raporti ka mbledhur të dhëna nga 178 vende të botës. Në shumë rajone, gratë mbeten më shumë pa punë se burrat, përballja në përqindje është 6.2% e grave, me 5.5 % e burrave.

Ndërsa studimi i kompanisë amerikane të auditit “Grant Thornton”, numri i grave në nivele drejtuese në rang botëror është rritur me 3 % në pesë vitet e fundit, duke arritur në 24 %.

Në krye të listës, sipas raportit, me përqindjen më të lartë të grave në poste drejtuese është Rusia, e ndjekur nga Filipinet dhe Lituania, ndërsa Japonia mbetet në fund të listës.

Tv Klan