Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze mëngjesin e sotëm, ku janë sekuestruan tre thasë me kanabis sativa. Në kufirin jeshil u konstatuan tre persona që lëviznin nga Malësia e Madhe drejt kufirit me Malin e Zi.

Në aksion u angazhuan menjëherë grupi operacional i Policisë së Shkodrës, Policia e Malësisë së Madhe si dhe Policia Kufitare e Malit të Zi.

Tre të dyshuarit fshehën thasët me kanabis nëpër shkurre kur panë se po ndiqeshin nga policia dhe u larguan në thellësi të kufirit malazez duke përfituar nga errësira. Policia Kufitare  gjatë krehjes së zonës ka gjetur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg kanabis sativa.

Po vijon  krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale. /

tvklan.al