3 persona u vunë në pranga, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim në një operacion policor antidrogë pasditen e së martës në Tiranë.

Gjithçka ndodhi në zonën e Don Boskos, ku pas informacioneve të marra policia tentoi të ndalojë një automjet tip Citroen ku udhëtonin Blendi Peca dhe Arbër Murati.

Megjithëse policët me uniformë u bënë shenjë të ndalonin, Peca dhe Murati kanë kryer manovra të rrezikshme me makinë për jetën e forcave të rendit.

Në këtë situatë punonjësit e policisë kanë nxjerrë armët e brezit dhe kanë qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të makinës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë në 27 – vjeçari Blendi Peca, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Arbër Murati mundi të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Në makinë të arrestuarve iu gjet 385 gramë kokainë. Pas kontrollit në shtëpinë e Arbër Muratit u gjet në dhomën e gjumit edhe 50.2 gramë kokainë, 10 doza të tjera kokainë, një dorezë metalike 1210 euro dhe 18 mijë lekë të reja.

Në pranga u vunë babai dhe vëllai i të arratisurit Shehat dhe Ardit Murati, përkatësisht 50 dhe 24 – vjec.

Sasia prej 435 gramë kokainë, sipas bluve do të shitej kryesisht në zonën e Don Boskos. Ndërsa grupi ushtronte aktivitetin e tij thuajse në të gjithë kryeqytetin.

Nga ana e tij Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një verifikim për veprimet e policisë.

Tv Klan