Të ftuar:

Ylli Pango,

Redi Shehu,

Flamur Vezaj,

Agron Hysa,

Arjana Rreli,

Dash Bicaku,

Klodian Rrjepaj,

Orjola Pampuri

Agron Hysa specialist në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ka shpjeguar në Opinion të gjithë dinamikën e ngjarjes së Palasës, ku Jorgo Zani masakraoi me hanxhar kushëririn e tij 12 vjeçar. “Po të bëjmë një analizë, me datë 17 salla e drejt komandimit në Vlorë merr një informacion  që një trup fëmijë është gjetur në rrugë. Me vajtjen në vendngjarje sipas përshkrimit policia ka gjetur trupin e një fëmije mashkull. Kanë ndjekur gjurmët e gjakut dhe kanë shkuar në shtëpinë e Jorgo Zanit. Më të vajtur i kanë bërë thirrje të hapë derën, Ka refuzuar dhe policia është futur me forcë dhe kanë gjetur kokën e fëmijës. Ka pasur edhe armë të ftohtë. Policia duke qenë përpara një situate të tillë ka ndërhyrë. Nga ana e policisë Jorgo Zani ka qenë i identifikuar edhe më parë. Në bazë të ligjit për shëndetin mendor, të gjithë specialistët e zonës e kanë për detyrë të evidetojnë njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Nuk është evidentuar si person i rrezikshëm.”

Rjepaj: Monstra e Palasës, Jorgo Zani ka pasur një çrregullim të personalitetit për shkak të përdorimit të substancave narkotike në shtetin grek. Zani prej kohësh, ishte një person me personalitet të çrregullt, si arsye e përdorimit të substancave narkotike. Ai kishte përdorur lëndë të tilla në Greqi, familja pas konstatimit të disa sjelljeve të pahijshme në publik e ka shoqëruar Zanin në spitalin psikiatrik për të marrë mjekimin e nevojshëm. Pas një gjendje stabilizimi të gjendjes mendore të tij, me kërkesë edhe të prindërve, Zani është lejuar të dalë nga trajtimi mjekësor, por gjithmonë në rekomandim për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Nga të dhënat institucionale, Zani përpara se të shoqërohej në spital, ka kryer disa veprime të turpshme, me të shkuar në spital, pati një periudhë normalizimi, por pas ikjes së prindërve në Greqi, sipas banorëve të fshatit, gjendja e tij u përkeqësua së tepërmi. 

Profesori i shkencave psikologjike Ylli Pango ka shpjeguar në Opinion edhe rastet konkrete të atij që sot e njohim si Monstra i Palasës dhe të Lezhës, që precipitoi me vrasjen e efektivit të FNSH-së. “Rastet e agresivitetit dhe kriminalitetit për shkak të çrregillimebe ndahen në psikotikë që janë skizofrenë, janë suicidal, por janë edhe nga substancat narkotike. Unë nuk besoj se i ka pasur të dyja edhe skizofreni edhe nga substancat narkotike. Ose ka qenë përdorues i drogës ose ka qenë me çregullime mendore me skizofreni. Problemi është identifikimi i tyre dhe ky është problem kompleks. Përgjithësisht skizofrenia është shumë e rëndë për tu kthyer. Përgjegjësia nuk është kaq e ndarë. Ne i fusim një mendje të lehtë. Themi është budalla dhe i hapim rrugës. Jorgo Zani është sigurisht skizofren. Familja duhet të njohë detyrimet e saj jo vetëm për ta hospitalizuar por edhe për ta institucionalizuar.”

Redi Shehu, analist i çështjeve sociale, thotë në Opinion se problemi në rastin e Jorgo Zanit, apo ndryshe Monstrës së Palasës, nuk është mënyra se si është trajtuar nga ana mjekësorë, por te rrjeti kapilar, por te ndjekja e pacientit, pa një farë statistike për gjendjen e tij. “Duke u kthyer te rasti është e vërtetë që shoqëri e jonë është e tillë, që e kufizon veten deri te gardhi i shtëpisë së saj. Nëse në një vend ka një përkeqësim apo ka një problem me rendin, një person e projekton si frikë, dhe problemi kthehet jo te të çmendurit, por te të shëndoshët. Dhe ky konstruksion përkeqëson gjendjen e personave të shëndoshë.?”

Agron Hysa specialist në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ka shpjeguar në Opinion edhe dinamikën e ngjarjes së Torovicës, ku David Qosaj kundërshtoi me armë policinë dhe la të vdekur një efektiv të FNSH-së. “Me datë 2 shtator në orën 11.50, banorë të zonës kanë marrë sallën e komandimit në Lezhës për të shtëna më armë nga shtetasi David Qosja. Nga informacioni që kishim rezultonte që kishte probleme mendore. Duke parë që gjuante në mënyrë të pakontrolluar larguam njerëzit. Nuk u fut policia duke qenë një njeri me probleme psiqike, prandaj u dërguan forcat speciale. Nga infot që janë administruar rrinte i mbyllur në vetvete. Nuk kishte shfaqur shenjat agresiviteti. Është bërë rrethimi i zonës dhe ka filluar negociimi. Në momentin e negociimit ai ka qëlluar drejt policisë. Pasi ka ndodhur ngjarja është njoftuar edhe Renea. Pasi i vuri shtëpisë zjarrin, mori edhe automatikun dhe doli nga shtëpia, ku është kapur nga policia. Në momentin e arrestimit janë 86 gëzhoja kallashnikovi.”

Flamur Vezaj, gazetar i kronikës së zezë në ABC news thotë në Opinion lidhur me rastin e Flamur Vezaj se gjendja e tij e shëndetit mendor nuk ka qenë e mirë në të gjitha shpjegimet që ka dhënë para policisë dhe gjykatës. “Nga informacionet që kam në fillim thoshte që kanë qëlluar nga mali ndaj edhe qëllova. Më pas ka thënë që ka qëlluar komshiu. Më pas kur është arrestuar nga policia thotë që nuk kam qëlluar unë. Kurse në Gjykatë thoshte duke fërkuar mjekrën që jam dakord kam diçka për të shtuar, nuk qëllova unë.”

Gazetari i kronikës së Report Tv, Dashamir Biçaku ka ofruar të dhëna të reja mbi Juglend Kapllanaj, i riu që u hodh nga tavani i aeroportit të Rinasit, duke u vetëvrarë. “Sipas informacionit që kam pasur me të afërm të familjes, ka qenë një person shumë i rregullt. Prindërit e tij kishin punuar një punë ekstra që të kishin disa para në mënyrë që të bënte pushime. Ka ikur në Gjermani dhe atje në rrethana që nuk dihen është depërtuar. Ka treguar ç’rregullime edhe gjatë intervistimit. Më pas aty ka hipur në tavanin e aeroportit dhe ka thirrur “Jam Spiderman” dhe është hedhur në dyshemenë e aeroportit. Ka pasur me vete një shumë prej 1 mijë euro. Ka pasur edjhe një fustan femre që nuk dihet se për kë e kishte”