#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Altin Dumani, profili i tij dhe dosjet e rëndësishme të SPAK. Siç duket, zgjedhjet e 2025-ës do varen nga vendimet dhe vendimmmarrja e SPAK. Kush është Altin Dumani? Një prej njerëzve në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, një profil jo shumë publik që zakonisht kryen takime private, jo konferenca shtypi. Është 49 vjeç, nga Shupenza e Peshkopisë, arsimin e lartë e ka kryer për Drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ka 25 vjet në sistemin e drejtësisë, ndërsa detyrën e kreu të SPAK e ka marrë para një viti e gjysmë.

Lapaj: Metën e mund 10 herë në ditë e 30 herë në natë

Ish-Presidenti Ilir Meta duket se po shfaqet në publik me profilin e një influenceri në rrjetet sociale duke ngjallur mjaft reagim. Mesa duket kjo është një nga mënyrat që Meta të provokojë. Por duket se fjalimet e tij dhe mënyrës si po krijon profilin në rrjetet sociale tregon se edhe politika shqiptare po spostohet në këtë drejtim.

Është kjo një nga çështjet që u evidentua gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan nga Blendi Fevziu. Ky i fundit e gjeti me vend t’i drejtohet të ftuarit në studio Adriatik Lapaj, që duke parë lëvizjet e Metës duhet të fillojë edhe ai palestrën për të qenë gati në fushatë zgjedhore. Por Lapaj u përgjigj se e mund Metën “10 herë në ditë dhe 30 herë në natë në çdo fushë”.

Blendi Fevziu: Do fillosh palestrën se po vazhdove kështu të mbyti Meta në fushatë.

Adriatik Lapaj: Ta them pastaj.

Blendi Fevziu: Jo, jo palestër s’ka më ose do hipësh te ai trau atje.

Adriatik Lapaj: E mund 10 herë në ditë, 30 herë në natë sa herë të dojë.

Blendi Fevziu: Ku e mund mo?

Adriatik Lapaj: Në çdo fushë.

Nuk ‘kurseu’ as kolegun, e çoi në burg! “Prova e madhe” që dha Dumani vite më parë

Sonte në “Opinion” temë diskutimi është puna e SPAK vitet e fundit, e veçanërisht nën drejtimin e Altin Dumanit. Për këtë të fundit, gazetarja Fatjona Mejdini tha se është një njeri shumë korrekt si në aspektin profesional, ashtu edhe familjar.

Bashkëshortja e tij është pedagoge në një Universitet shtetëror në Durrës, e cila nuk është në fushën e drejtësisë, por të gjuhëve të huaja. Vajza e madhe është studente në SHBA, ka një element interesant në fakt se është me bursë të shtetit amerikan. Do të thotë që është ekselente, ndërsa vajza tjetër është në sistem publik 9 vjeçar në Shqipëri”, tha ajo shkurtimisht për familjen e kreut të Strukturës së Posaçme.

Më tej, Mejdini ndau një detaj shumë interesant për Dumanin. Sipas saj, në vitin 2009 ai çoi një koleg të tij në Prokurorinë e Tiranës në qeli, për një rast ryshfeti. Element që tregon besnikërinë e tij ndaj punës e cila u bë më pas arsyeja e krijimit të raporteve të mira me amerikanët.

Në vitin 2009 kur ai drejtonte task-forcën në Prokurorinë e Tiranës. Ka qenë mini SPAK-u që u drejtua nga Dumani. Ka një element shumë interesant që është një shembull shumë i mirë ilustrativ. Në vitin 2009, Dumani ka çuar për arrest një kolegun e tij prokuror. Për shkak të një rasti ryshfeti. Po flasim për vitin 2009 kur prokurorët ishin edhe sekserë. Ishte gjë që ndodhte rëndom. Bashkëshortja e tij ishte gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe prokurori kishte marrë një ryshfet nga një grup kriminal për t’i zbutur dënimin një elementi kriminal. Kjo ishte një gjë e madhe për kohën, nëse ti mund të arrish të hetosh kolegët e tu, atëherë toleranca për të tjerët është shumë e vogël dhe mendoj që në këtë formë ai fitoi edhe besimin e amerikanëve. Në 2013-ën Dumani është përgjuar, për këtë çështje. Çështje e cila është e zbardhur. I është vendosur nga persona të afërt me prokurorin, i cili është dënuar si përfundim me një vit burg. I kishin vendosur GPS në makinë për të parë lëvizjet e tij. Kjo mund të ishte edhe për shkak të një atentati të mundshëm. Është kapur në kohë, ka pasur një aksident, GPS ka rënë nga makina. Dumani e ka pikasur dhe e ka çuar çështjen, dhe në fund ka dalë se ishin njerëz të afërt të prokurorit që në formë hakmarrje po e përgjonin. Kjo është një provë e madhe!”, tha Mejdini.

Vjedhja në TIMS, Fevziu: Pse një person duhet të marrë të gjithë këtë informacion të detajuar?

Para disa ditësh drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, u la në arrest shtëpie me akuzën se eksportoi të dhënat e sistemit TIMS. Ndaj tij është ngritur akuza “hyrje e paautorizuar kompjuterike” nga Prokuroria e Tiranës.

Se pse një individ duhet të ketë të gjitha të dhënat e hyrje-daljeve nga territori i Republikës së Shqipërisë është një pyetje që e ngriti në studion e emisionit “Opinion” edhe Blendi Fevziu. Ky rast sipas tij është i pashembullt.  

Blendi Fevziu: Për të bërë një shpjegim të vetëm për publikun që nuk kupton. Ka një kallëzim që në Gusht të vitit të kaluar. I gjithë sistemi TIMS, i hyrjeve, i daljeve së pasaportave biometrike, shërbimeve të bëra mbi çdo person është tentuar të kopjohet me një hard disk të jashtëm nga një drejtor i cili kishte kopjuar edhe kur kishte qenë në Tatime, kishte bërë të njëjtën gjë. Tani se pse një person në territorin e Republikës së Shqipërisë tenton të marrë gjithë këtë informacion tejet të detajuar ku janë shenjat e gishtërinjve, elementët biometrikë të dokumentet të identifikimit është e pashembullt. Unë e kam lexuar dokumentin e plotë që nuk është bërë publik. Janë marrë dhe dyshohet që edhe mund të jenë larguar nga Shqipëria, megjithëse prokuroria thotë për momentin jo, por dyshohet. Çdo njeri që ka hyrë dhe ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në mirëbesim të plotë të administratës shtetërore shqiptare sot i ka të dhënat e tij, pasaportën, hyrjet-daljet, të dhënat biometrike i ka në hard diskun e një personi.

Spartak Koka: Kjo është një gjë që amerikanët që e kanë ndërtuar atë sistem dhe ia kanë dhuruar qeverisë shqiptare kishin një mendim totalisht të ndryshëm dhe nuk e perceptonin dot, të paktën në takime informale se si ky skandal i madh po tentohej të zhbëhej apo relativizohej.

Lapaj tha se e mund natën dhe ditën, Fevziu i nxjerr foton e Metës: Këtu jo se ka qenë kampion

Një pjesë e emisionit të kësaj të enjte në “Opinion” i ishte dedikuar ish-Presidentit Ilir Meta sidomos me postimet e këtij të fundit në rrjetet sociale.

Më herët gjatë nisjes së emisionit, Adriatik Lapaj tha se e mund Metën “10 herë në ditë e 30 herë në natë”.

Por gazetari Blendi Fevziu i nxorri një foto ku i tregoi se është e vështirë ta mundë Metën në atë fushë. Bëhet fjalë për peshëngritjen ku ish-Presidenti ka qenë edhe kampion.

Blendi Fevziu: Më the qëparë që unë do ta mund metën në të gjitha, por këtu nuk e mund dot që ta dish që në një fushë të caktuar. Këtu njëherë ka qenë kampion peshëngritje Meta, shumë më i vogël se ti. Sa ti ka qenë ministër, kryeministër.

Adriatik Lapaj: Kujtoje si u hap emisioni, unë nuk thashë ekzaktësisht atë se ai është një nga ata.

Blendi Fevziu: Ti do i mundësh të gjithë bashkë?

Adriatik Lapaj: Jo unë jo, dëgjo. Ata janë, s’po themi fjalë tjetër, po themi thjesht frikacakë. Të betohem.