Ditën e sotme është përuruar baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Fillimisht pati një fjalë përshëndetëse nga të pranishmit, e ndjekur nga një shfaqje ajrore me dy avionë Euro-fighter F-2000, dy F-16 dhe “Black Hawk”. Në bazë janë dislokuar edhe avionët F-35 si dhe dronë luftarakë. Më herët ishte bërë një provë me dronët “Bayraktar”. Ferdinand Dimo, gjenerali i Forcës Ajrore në Kuçovë dha detaje rreth bazës së re të NATO-s si ku do të përdoren dronët, shifra e shpenzuar për investimet, qëllimin e ngritjes së bazës dhe si do të funksionojë.