#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Një stad i ri i zhvillimit të aeroportit të Tiranës. Zyrtarisht, që nga data 1 maj aeroporti i Tiranës është aeroporti më i madh i Ballkanit Perëndimor pasi ka mundur Beogradin i cili prej dekadash ishte aeroporti më i madh i kësaj zone. Njëkohësisht, në renditjen e fundit, TIA është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë për numrin e pasagjerëve dhe aeroporti i pestë i Ballkanit pas atij të Stambollit, Bukureshtit dhe Athinës dhe më i madhi i Ballkanit Perëndimor ku pëfshihet Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina por duke futur brenda edhe Kroacinë e Slloveninë. Rritja e aeroportit të Tiranës është mbresëlënëse edhe sepse është nisur 30 vjet më parë nga një aeroport me 2 fluturime në javë, më pas 3 ndërsa sot ka 1500 fluturime në javë, 107 destinacione dhe njëkohësisht pritet që të ketë fluturime interkontinentale në drejtim të SHBA-ve. Drejtori Operacional i Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Tarabi, nënvizon se po shërben si aeroport rajonal për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Greqinë e veriut për arsye të shumë destinacioneve që ka.