#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni i sotëm është një seri emisionesh të quajtur “Shqiptarë në botë” që ka nisur si një ide për të njohur, fate, histori dhe eksperienca të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Shpesh të ftuarit kanë qenë një ansambël historish nga më të pabesueshmet. Shqiptarë të ditëve të para të emigracionit që kanë kaluar malin drejt Greqisë, shqiptarë që kanë kaluar me gomone drejt Italisë, shqiptarë që kanë pasur sfida të jashtëzakonshme në tentativën e tyre për të ruajtur identitetin, por njëkohësisht për të ndërtuar një të ardhme në vendet ku jetojnë. “Opinion” ka pasur përfaqësues nga shumë vende, emigrantë që vijnë nga destinacione nga më të veçantat në botë, nga më të jashtëzakonshmet.
Janë emigrantë të vjetër, të asaj që mund të quhet brezi i mesëm apo të rinj që tashmë shkojnë në kushte më të mira dhe me kontrata pune. Në emisionin e sotëm, i dymbëdhjeti në radhë, kishim të ftuar Adi Kurtin në SHBA, Vasjan Lenon në Brazil, Skënder Salihin në Zvicër, Albana Murrën në Spanjë, Edis Madhin në Arabinë Saudite, Kristiana Memetllarin në Turkmenistran, Denada Stottle Ishmin në Indonezi dhe Bergen Marën në Japoni.